Në Nju-Jork çdo ditë në shtëpi vdesin nga 200 persona të cilët nuk janë të regjistruar



Majami, 8 prill (MIA) – Në Nju-Jork, ku testimet treguan se pozitivë ndaj koronavirusit janë 76.876 persona, që është për disa mijëra më pak se në Kinë në kulmin e pandemisë, deri më tani kanë vdekur 4.009 persona, ndërsa disa zyrtarë të qytetit paralajmërojnë se numri është më i lartë sepse çdo dit në shtëpi vdesin nga 200 persona, ndërsa vdekjet e tyre nuk regjistrohen në të dhënat zyrtare sepse nuk janë testuar.

“Nëse dikush vdes nga koronavirus në shtëpi, ekziston shans i madh të mos hyjë në të dhënat zyrtare. Kjo gjithashtu do të thotë se viktimat të cilët nuk janë testuar nuk llogariten, gjë që e shtrembëron edhe pasqyrën që u duhet epidemiologëve”, deklaroi Aja Vorti-Dejvis, zëdhënëse e qendrës së kërkimit shëndetësor.

Ajo shtoi se duhet të merret parasysh që në Nju-Jork para pandemisë çdo ditë kanë vdekur nga 20 deri në 25 persona.

Zjarrfikësit lokalë, të cilët janë përgjegjës të reagojnë në raste urgjente, të tilla si arrest kardiak, theksuan se prej më 20 mars deri më 5 prill në shtëpi kanë vdekur 2,192 dhe është gati 400 herë më shumë se vitin e kaluar. ls/shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail