Gjendja me Kovid-19 në botë deri në ora 13:00

Shkup, 8 prill 2020 (MIA) – Sipas të dhënave më të fundit, deri tani në botë janë regjistruar 1.447.513 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre, 83.108 vdiqën, ndërsa 308.712 persona u shëruan.

– Kryetari i Parlamentit Evropian David Sasoli kumtoi se kuzhina e institucionit fillon të sigurojë 1.000 porcione ushqimi për punonjësit e shëndetësisë dhe njerëzit në varfëri në Bruksel.

– Në 24 orët e fundit në Spanjë, 757 njerëz vdiqën si pasojë e Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend u rrit në 14.555 persona. Gjithsej 146.690 persona janë të infektuar në Spanjë, prej tyre 48.000 persona janë shëruar.

– Rreth 40 marinarë nga transporti francez i aeroplanëve Sharll de Goll kanë simptoma të ngjashme me koronavirusin e ri dhe janë nën mbikëqyrjen mjekësore. Sot, ekipi i ekspertëve me teste do të shkojë drejt transportuesit të aeroplanit për të parandaluar përhapjen e infeksionit të mundshëm, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes së Francës.

– Në 24 orët e fundit, 251 njerëz kanë vdekur në Gjermani, dhe numri i të vdekurve është rritur në 1.861. Në të njëjtën periudhë, janë regjistruar 4.003 persona të infektuar të ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 103.228.

– Kryeministri britanik Boris Xhonson është në gjendje të qëndrueshme pas natës së dytë në Repartin për kujdes intensiv, ku po trajtohet nga Kovid-19.

– Dy javë më parë, prej se Ministria e Shëndetësisë e Spanjës filloi procedurë që do të punësojë rreth 200 mjekë dhe infermierë të huaj, të cilët tanimë jetojnë në Spanjë, janë lajmëruar numër i madh, por problematike janë dokumentacionet dhe rregullimi i statusit.

– Presidenti serb Aleksandar Vuçiq vlerësoi se gjendja e jashtëzakonshme në vend mund të hiqet brenda një muaji, duke njoftuar për orë policore gjatë fundjavës së plotë në Beograd dhe Nish.

– “Bashkimi Evropian ka identifikuar informacionin në lidhje me koronavirusin, që vijnë nga Rusia”, deklaroi nënkryetarja e Komisionit Evropian Vera Jurova për DPA. Ajo precizoi se më shumë se 150 dezinformata të lidhura me Kremlinin, kishin të bëjnë rreth Kovid-19.

– Një nga tenorët më të famshëm në botë, këngëtari italian i operës Andrea Boçelli do të këndojë për Pashkët katolike në katedralen boshe të Milanos, dhe koncerti do të jetë simbol i dashurisë, bashkësisë dhe shërimit dhe do të transmetohet në internet.

– Gati 2.000 njerëz me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në SHBA, numri më i madh i vdekjeve në një ditë të vetme në botë që nga fillimi i pandemisë. Me 1.939 raste të vdekjes të fundit, numri i vdekjeve në SHBA është rritur në 12.722 persona.

– Presidenti amerikan Donald Tramp ka kërcënuar se SHBA-ja nuk do të marrë pjesë më në financimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke kritikuar sjelljen e saj dhe prirjen e pretenduar për Kinën. “Ne do të ndalojmë së paguari për mjetet e destinuara për OBSH-në”, tha Tramp në konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, pas çka edhe paralajmëroi shqyrtimin e mundësisë së këtillë. “Nuk them se do ta bëjmë këtë, por do ta shqyrtojmë mundësin e këtillë”, tha ai.

– Themeluesi dhe pronari i Tuiterit, Xhek Dorsi ka njoftuar se do të dhurojë një miliard dollarë për të shkatërruar pandeminë e koronavirusit, duke sqaruar se shuma përfaqëson 28 për qind të pasurive të tij. bs/bsh/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail