Incizime sekrete të OBSH-së zbulojnë se Kina ka fshehur informata për Kovid-19

Londër, 3 qershor 2020 (MIA) – Incizime nga mbledhja onlajn e OBSH-së, treguan se kjo organizatë shumë vështirë i ka marrë informatat e nevojshme nga Kina në fillim të pandemisë së koronavirusit të ri, që është në kundërshtim me lëvdatat në fillim, të cilat OBSH-ja ia dërgonte Pekinit.

Incizimet, në të cilat qasje ka pasur agjencia AP, tregojnë se si përfaqësues zyrtarë në video-takim më 6 janar ankohen se Pekini nuk i ndan me botën informatat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut nga virusi.

Kina më 20 janar pranoi se koronavirusi është infektiv, ndërsa më 30 janar OBSH-ja shpalli pandemi.

“Punojmë me shumë pak informata. Kjo aspak nuk është e mjaftueshme që të përgatisim plan”, theksoi Maria Van Kerhove, epidemiologe dhe udhëheqëse teknike e OBSH-së në kohën e pandemisë së Kovid-19.

Shefi i OBSH-së në Kinë, Gauden Galea, në një nga incizimet, thekson se nga Kina marrin informata 15 minuta para se ato të publikohen në CCTV.

Raporti paraqitet pas pakënaqësisë së rritur të bashkësisë ndërkombëtare për shkak të reagimit kinez ndaj koronavirusit dhe fillimit të hetimit të pavarur për prejardhjen e virusit, i cili deri tani infektoi mbi 6 milionë njerëz mbarë botën, ndërsa kanë vdekur më shumë se 375.000 persona. bsh/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail