Vlerësimi i CIA-s: Putini me siguri i drejton përpjekjet ruse për të diskredituar Xho Bajden

Uashington, 23 shtator 2020 (MIA) – Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane (CIA), në muajin gusht bëri vlerësimin se presidenti rus Vladimir Putin dhe ndihmësit e tij më të ngushtë “me siguri do t’i orientojnë operacionet e ndikimit rus” në mënyrë që të kërcënonin kandidatin demokratik për president, Xho Bajden gjatë kohës së zgjedhjeve të nëntorit, shkruan “Uashington Post”.

“Vlerësimi ynë është se presidenti Vladimir Putin dhe zyrtarët e lartë rusë janë takuar dhe me siguri i kanë orientuar operacionet ruse për të ndikuar në njollosjen e ish nënpresidentit të SHBA-së, Xho Bajden, dhe mbështetje për presidentin aktual të SHBA-së (Donald Tramp) dhe nxitjen e mosmarrëveshjeve publike para zgjedhjeve në SHBA në muajin nëntor”, thekson gazeta që shkruan në rreshtin e parë të vlerësimit të agjencisë.

“Uashington Post”, duke cituar dy burime anonime, të cilët shqyrtuan dokumentin, shtoi se CIA bëri vlerësimin e saj më 31 gusht, bazuar në të dhëna nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI-së, duke përdorur burime publike dhe sekrete të inteligjencës.

Gjithashtu, thekson se megjithëse shërbimet e inteligjencës amerikane kanë akuzuar publikisht Rusinë për ndërhyrje aktive në zgjedhjet e vitit 2020, agjencitë nuk kishin bërë ndonjë vlerësim të përfshirjes së mundshme të Putinit.

CIA dhe Kabineti i drejtorit të Inteligjencës kombëtare nuk pranuan të komentojnë në lidhje me akuzat e “Uashington Post”, si dhe të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe FBI-së, të cilat kontaktuan me Si-En-En.

Ish oficeri i CIA-s, Dagllas London deklaroi për Si-En-En se kur agjencia përdor fjalën “me siguri” në këtë rast për një çështje me rëndësi të madhe, kjo tregon se analistët e saj janë mjaft të sigurtë “për të vendosur reputacionin e tyre në linjë” dhe të deklarojnë diçka të tillë.

SHBA-ja në vitin 2017 e akuzoi presidentin rus, Vladimir Putinin për drejtimin e të gjitha përpjekjeve për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. bs/bsh/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail