Zelanda e re do ta legalizojë eutanazinë, por jo edhe marihuanën

Uelington, 30 tetor 2020 (MIA) – Qytetarët e Zelandës së Re në referendum janë prononcuar kundër legalizimit të marihuanës për qëllime rekreative, tregojnë rezultatet fillestare.

Rreth 53 për qind e qytetarëve kanë votuar “kundër”, ndërsa 46 janë prononcuar “për” legalizimin e marihuanës.

Përdorimi rekreativ i marihuanës është legalizuar apo dekriminalizuar në Kanada, Afrikën e Jugut, Uruguaj, Gjeorgji dhe disa shtete federale amerikane.

Derisa qytetarët e Zelandës së Re në referendum janë prononcuar për legalizimin e eutanazisë, tregojnë sot rezultatet e sotme preliminare.

Sipas rezultateve fillestare, 65,2 për qind e qytetarëve e mbështetësin ligjin e eutanazisë, i cili lejon që njerëzit e sëmurë që nuk kanë më shumë se gjashtë muaj jetë të vdesin me asistencë, nëse miratohet nga dy mjekë.

Është paraparë që Ligji të hyjë në fuqi në nëntor të vitit 2021. Ligj për eutanazi kanë Kanadaja dhe Holanda. ar/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail