Kamala Haris cak më i shpeshtë i dezinformatave se sa Xho Bajdën

Uashington, 29 tetor 2020 (MIA) – Kandidatja për nënpresidente të SHBA-së nga Partia demokrate, Kamala Haris, është më shpesh cak i dezinformatave se sa Xho Bajdën, kandidati për president të SHBA-së nga partia e njejtë, apo burrat e tjerë politikanë.

Sipas të dhënave të ndërmarrjes analitike “Zignal Labs”, ndarë sot me disa mediume amerikane, vëllimi i thënieve të rrejshme për Harisin është katër herë më i lartë se vëllimi i dezinformatave për burrat, të cilët prej vitit 2016 pretendonin të nominohen për president.

U ndanë mbi një milion përmednje me dezinformata drejtuar Harisit, apo katër për qind nga diskutimi i përjgithshëm në Tuiter.

“Retorika për Kamala Haris është e dukshme dhe më tepër ndërtohet rreth personalitetit të saj, posaçërisht rreth atij fakti që ajo është grua dhe nuk është e bardhë”, deklaroi udhëheqësja e ndërmarrjes, Xhenifer Grenston.

Në rreth 300.000 tuite pohohet se Haris nuk ka të drejtë ligjore të jetë presidente e SHBA-së, Autorët e 300.000 tuiteve e akuzojnë se ajo ka përdorur raporte personale për avancim në karrierë.

Hulumtimi bazohet në analizën e përmendjeve sipas kërkimeve dhe shenjave me thënie të rrejshme për kandidatë në rrjetin social Tuiter. Një pjesë shumë e vogël e informatave të rrejshme ishin demantuar. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail