Raskin: Tramp e ka shikuar sulmin në Kapitoll nga televizioni

Uashington, 18 janar 2021 (MIA) – Menaxheri kryesor i demokratëve, përgjegjës për revokim, kongresmeni Xhejmi Raskin, e akuzoi presidentin Donald Tramp se nuk ka ndërmarrë asgjë më 6 janar për t’i parandaluar mbështetësit e tij të sulmojnë në ndërtesën e Kongresit.

“Ai e shikonte në televizion ,si ndonjë argëtim”, deklaroi Raskin për Si-En-En.

Prejse javën e kaluar Dhoma përfaqësuese e revokoi, Tramp e dënoi dhunën përmes një videoporosie, duke deklaruar se “dhuna dhe vandalizmi absolutisht nuk kanë hapësirë në vend dhe në lëvizjen “Bëje Amerikën sërish të madhe”, e cila gjithmonë është përkushtuar në qeverisjen e së drejtës”.

Gjykimi i Trampit, i cili është presidenti i vetëm amerikan që është revokuar mund të fillojë menjëherë pss inaugurimit të presidentit të ri Xho Bajden më 20 janar.

Përderisa dy e treta e shumicës në Senatin e ndarë politik votuan për revokim, Trampit me një shumicë të vogël votash ka mundur t’i ndalohet kandidimi i sërishëm politik për pozitë politike”, lajmëroi Zëri i Amerikës.

Presidenti amerikan së pari duhet të zgjedhë ekip juridik që do ta mbrojë në gjykimin në Senat. Rudi Xhulijani, avokati personal i presidentit, është njëri nga kandidatët, edhe pse Xhej Hogan Gidli, sekretar kombëtar për shtyp i Trampit, shkruajti në Tuiter se “Presidenti Tramp ende nuk ka vendosur se cili avokat ose firmë e avokatëve do ta përfaqësojë në gjykimin i cili është sulm i turpshëm i Kushtetutës dhe demokracisë amerikane. sa/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail