Shtëpia e Bardhë: Bajdën ia lë Senatit të vendosë për Trampin

Uashington, 21 janar 2021 (MIA) – Presidenti amerikan, Xho Bajdën do të lejë që vendim të sjellë Senati për atë si të vazhdojë gjykimi i ish-presidentit Donalld Tramp. Këtë e theksoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Xhen Psaki.

“Jemi të bindur se … Senati … mund ta përmbushë detyrën e vet kushtetuese derisa një kohësisht punon edhe për popullin amerikan”, deklaroi Psaki në brifingun në Shtëpinë e Bardhë.

“Presidenti (Bajëdn) do t’ua lërë atyre mekanizmat, kornizën kohore dhe hollësitë e tjera për atë se si Kongresi do të vazhdojë me procesin e tërheqjes”, shtoi ajo.

Demokrati Bajdën dha betimin si presidenti i 46-të i SHBA-së dje, një javë pasi që Dhoma e ulët e Kongresit votoi për revokimin e dytë të Trampit, duke e akuzuar për nxitje të kryengritjes dhe sulmit vdekjeprurës në Kapitol më 6 janar.

Spikerja e Dhomës përfaqësuese Nensi Pelosi ende nuk ka dërguar tekst për revokim në Senat, ndërsa sipas rregullave të Senatit, gjykimi i ish-presidentit do të fillojë një ditë pas pranimit të vendimit. Bajdën paraprakisht u bëri thirrje senatorëve të mos lejojnë gjykimi i Trampit t’i ngadalësojë aktivitetet e tjera në ditët e para të mandatit të tij, siç janë votimi për administratën e tij dhe sjellja e ligjeve. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail