Në Masaçusets janë prishur rreth 2.000 vaksina të kompanisë Moderna për shkak të frigoriferit të fikur

Uashington, 22 janar 2021 (MIA) – Gati 2.000 doza të vaksinës kundër koronavirusit nga kompania “Moderna” u prishën në spitalin në Boston, Masaçusets, sepse një pastrues rastësisht e ka fikur frigoriferin në të cilin kanë qenë, publikoi sot televizioni Ej-Bi-Si, duke i’u referuar përfaqësuesit të spitalit Kajla Toto.

Incidenti ka ndodhur më 19 janar. – Frigoriferi ishte në vend të sigurt dhe i pajisur me sistem alarmues. Është zbuluar se priza nuk ka qenë e lidhur prejse i punësuari rastësisht e ka nxjerrë gjatë pastrimit”, deklaroi Toto.

Hetimi për incidentin zbatohet dhe kontrollohet pse nuk është aktivizuar alarmi i frigoriferit.

Vaksina e kompanisë “Moderna”, mund të ruhet në temperaturë prej 2 deri 8 gradë Celsius deri në 30 ditë. sa/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail