OBSH – Numri i personave të infektuar me Kovid-19 do të arrijë në 100 milionë deri në fund të janaritrijë

Gjenevë, 22 janar 2021 (MIA) – Numri i personave të infektuar me Kovid-19 do të arrijë 100 milionë deri në fund të janarit, por vaksinat kanë potencial ta kontrollojnë pandeminë. Këtë e deklaroi shefi i Organizatës botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Gebrejesus.

Mbi dy milionë njerëz vdiqën nga Kovid-19 në mbarë botën.

Ai konsideron se zhvillimi dhe miratimi i vaksinave të sigurta dhe efikase për më pak se një vit pas paraqitjes së virusit të ri është arritje befasuese shkencore dhe burim i shpresës.

“Vaksinimi kundër Kovid-19 për momentin është në rrjedhë në mbi 50 vende”, tha Tedros, por pothuajse të gjitha janë vende me të ardhura të larta apo mesatare.

“Duhet të punojmë së bashku si një familje globale në mënyrë që të sigurojmë dërgesë urgjente dhe të drejtë të vaksinave.

Shefi i OBSH-së gjithashtu theksoi se vaksinat plotësojnë, por nuk i zëvendësojnë masat themelore për shëndet publik.

Sipas të dhënave të fundit të OBSH-së, përfundimisht me dje, në bot. ka pasur 95.612.831 raste të konfirmuara me Kovid-19 dhe 2.066.176 raste të vdekjes. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail