Sondazh: Në Izrael, 0,01 për qind e njerëzve janë infektuar me koronavirus pas vaksinimit

Tel-Aviv, 26 janar 2021 (MIA) – Shifrat paraprake të publikuara nga HMO Makabi, agjencia e dytë më e madhe e sigurimeve në Izrael, tregojnë më pak se 0,01 për qind, ose vetëm 20 nga 128.600 persona që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës Fajzer janë infektuar me koronavirus pas diçka më shumë se një javë.

Izraeli aktualisht është ndër lideret botërore kur bëhet fjalë për një fushatë të shpejtë të vaksinimit kundër koronavirusit. Qytetarët filluan të marrin dozën e parë të vaksinës më 19 dhjetor.

Izraelitët çdo javë, i dërgojnë informacione Fajzerit rreth fushatës së vaksinimit, në përputhje me marrëveshjen e bashkëpunimit, e cila mund t’u ndihmojë vendeve të tjera të rregullojnë mënyrat e tyre dhe ritmin e vaksinimit.

Ekspertët e HMO Makabi deklaruan se këto janë të dhëna paraprake, por që numrat janë inkurajues.

Nga 20 persona të infektuar, gjysma kishin sëmundje kronike. Të gjithë kishin vetëm simptoma të lehta, siç janë dhimbje koke, kollë, dobësi e përgjithshme dhe lodhje, por askush nga ata që vaksinuan nuk u shtruan në spital ose kishin temperaturë më të lartë se 38.5 gradë Celsius. Shumica u testuan me Kovid-19 për shkak të kontaktit me persona të infektuar.

Më shumë se 2.6 milionë izraelitë e kanë marrë dozën e parë të vaksinës deri më tani, ndërsa rreth 1.2 milionë janë vaksinuar me dy dozat. Izraeli ka popullsi prej rreth nëntë milionë banorë.

Autoritetet izraelite nga fillimi i pandemisë kanë raportuar rreth 600.000 infeksione me koronavirus dhe 4.478 vdekje . mb



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail