Izraeli demanton se ka filluar operacion tokësor në Rripin e Gazës

Tel Aviv, 14 maj 2021 (MIA) – Izraeli hapi zjarr artilerik dhe kreu disa sulme ajrore ndaj militantëve palestinezë në Rripin e Gazës, pas raketimit të territorit izraelit, por ushtria izraelite thekon se nuk ka pasur invasion tokësor.

Përleshjet hynë në ditën e pestë, pa shenja të lehtësimit, kumtoi armata izraelite pas mesnate, pasi që forca tokësore paraprakisht e sulmuan atë rajon. Më pas pasoi raketimi nga Gaza drejt Izraelit.

Në momentin derisa raportuesi I BBC-së njoftonte drejtpërdrejtë nga Gaza, raketat izraelite goditën një soliter dhe e rrafshuan me tokë.

Edhe pse ushtria izraelite nuk kumtoi më tepër hollësi, raportuesit ushtarak izraelit të cilët marrin informata nga forcat e armatosura, thonë se nuk ka pasur invazion tokësor dhe se ushtarët kanë shtënë nga bateri artilerike nga ana izraelite e kufirit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dje deklaroi se operacioni do të vazhdojë për një kohë.

Autoritetet izraelite deklaruan se duhet të përballen fuqishëm me Hamasin dhe t’I shkaktojnë goditje të fuqishme para se të ndodhë çfarëdo lloj ndërprerje e zjarrit.

Këshilli i Sigurimit I Kombeve të Bashkuara të dielën do të diskutojë për eskalimin e dhunës mes Izraelit dhe militantëve palestinezë nga radhët e Hamasit.

Përndryshe, Hamasi, Lëvizje islamiste e rezistencës është organizatë palestineze sunite-islamike e cila ka krah civil dhe ushtarak. Në janar të vitit 2006 në zgjedhjet parlamentare palestineze Hamasi fitoi shumicë në parlamentin palestinez, duke e mundiur partinë Fatah, degë politike e Organizatës çlirimtare palestineze.

Kanadaja, BE-ja, Izraeli, Japonia dhe SHBA-ja Hamasin e konsiderojnë organizatë terroriste. Australia, Zelanda e Re, Paraguaji dhe Britania e Madhe e kualifikojnë si organizatë terroriste vetëm krahun e tij ushtarak. Nga ana tjetër, Brazili, Kina, Egjipti, Irani, Norvegjia, Katari, Rusia, Siria dhe Turqia nuk e karakterizojnë si grup terrorist. Në dhjetor të vitit 2018 Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e refuzoi rezolutën e SHBA-së me të cilën Hamasi shpallej organizatë terroriste. ab



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail