SHBA: Rritet numri i objekteve të panjohura në qiell në 20 vitet e fundit



Uashington, 18 maj 2022 (MIA) – Rritet numri i objekteve të panjohura në qiell në 20 vitet e fundit, theksoi përfaqësuesi zyrtar i Pentagonit para deputetëve amerikanë, por, nuk konfirmoi për jetë jashtë Tokës.

Kongresi amerikan për herë të parë në mbi 50 vjet, ka mbajtur debat publik në temë “dukuri të paidentifikuara në ajër”.

“Nga fillimi vitit 2000, kemi shënuar rritje të numrit të rasteve të paidentifikuara”, sqaroi Skot Brej, zëvendës drejtor për zbulim për marinën e SHBA-së.

Megjithatë, theksoi se nuk është zbuluar diçka “që do të udhëzojë në këtë se fenomenet janë shkaktuar jashtë Tokës”. Por, nuk është përjashtuar kjo mundësi.

Në qershor të vitit 2021, shërbimi amerikan i zbulimit në raportin afatgjatë, theksoi për mungesën e dëshmive për ekzistimin e jashtëtokësorëve, duke pranuar për dhjetëra dukuri, të vërejtura nga pilotët ushtarakë, që nuk mund të sqarohen.

Disa sqarohen me praninë e dronëve ose zogjve, që i hutojnë sistemet ushtarake amerikane të radarit. Disa të tjerë, megjithatë mund të përshkruhen në testim si pajisje ushtarake dhe teknologji nga forcat si për shembull të Kinës dhe të Rusisë. fb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail