Në Japoni shpallet gjendje e alarmit, raketë prej Koresë Veriore fluturoi mbi tokën japoneze

Tokio, 4 tetor 2022 (MIA) – Koreja Veriore lëshoi ​​sot një raketë balistike që fluturoi mbi tokën japoneze, thanë autoritetet në Tokio, duke lëshuar urdhër për evakuimin e qytetarëve për herë të parë në pesë vjet.

Qytetarët e ishullit Hokaido u paralajmëruan të strehoheshin pasi raketa fluturoi mbi tokën japoneze përpara se të përfundonte në ujërat e Oqeanit Paqësor.

Tokio kumtoi se nuk ishte marrë asnjë masë mbrojtëse për të shkatërruar raketën, e para që fluturoi mbi ishujt japonezë që nga viti 2017.

“Seria e aktiviteteve të Koresë Veriore, duke përfshirë lëshimet e përsëritura të raketave balistike, kërcënojnë paqen dhe sigurinë e Japonisë, rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar dhe përbëjnë një sfidë serioze për të gjithë komunitetin ndërkombëtar, përfshirë Japoninë”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Hirozaku Macuno.

Kryeministri i Japonisë e quajti “barbar” aktin e Phenianit.

Shtabi ushtarak i Koresë Jugore kumtoi se dukej se ishte një raketë me rreze të mesme e lëshuar nga provinca Jagang e Koresë Veriore ku Pheniani kryen lëshime testuese të raketave, duke përfshirë disa që pretendonte se ishin “hipersonike”.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail