Stoltenberg: Do të bëjmë gjithçka që nevojitet për t’i mbrojtur të gjithë aleatët



Bukuresht, 28 nëntor 2022 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot në Bukuresht paralajmëroi se Aleanca po e rrit praninë e saj nga Baltiku deri në Detin e Zi dhe se do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t’i mbrojtur të gjithë aleatët.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me presidentin e Rumanisë, Klaus Iohanis, Stoltenbergu kujtoi se NATO-ja ka formuar grupe të reja për një përgjigje të menjëhershme ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.

“NATO-ja po e rrit praninë e saj nga Baltiku deri në Detin e Zi. Kemi krijuar grupe të reja beteje, duke përfshirë një të udhëhequr nga Franca, këtu në Rumani. Aeroplanët luftarakë kanadezë ndihmojnë në mbajtjen e qiellit tuaj të sigurt, ndërsa sistemi Patriot amerikan e forcon mbrojtjen tuaj” theksoi ai.

Stoltenbergu, i cili po qëndron në Bukuresht për një takim dyditor të ministrave të punëve të jashtme të anëtareve të NATO-s, që fillon nesër, shtoi se me këtë po dërgohet një “mesazh të qartë se NATO-ja është këtu”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që nevojitet për t’i mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, potencoi Stoltenbergu.

Ai tha se ka biseduar me Johanisin “për sigurinë në rajonin e Detit të Zi, i cili ka një rëndësi strategjike për të gjithë NATO-n, si dhe sfidat që i sjell lufta e paligjshme e Rusisë në Ukrainë”.

Fokusi i takimit të ministrave të punëve të jashtme të anëtarëve të NATO-s do të jetë forcimi i mbështetjes për Ukrainën në luftën e saj kundër invadimit rus.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi se pjesëmarrësit e takimit në Bukuresht do t’i kushtojnë vëmendje më të madhe “luftës së paligjshme të Rusisë në Ukrainë, e cila vazhdon t’i kërcënojë paqen dhe sigurinë euroatlantike”.

Ministrat e 30 anëtareve të NATO-s do të merren edhe me çështjen e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në Aleancë dhe aktivitetet e Kinës, për të cilën Stoltenberg tha se “po e rrit praninë e saj nga Arktiku deri në Ballkanin Perëndimor dhe po synon ta kontrollojë infrastrukturën e rëndësishme të aleatëve të NATO-s”.

Një nga temat e takimit do të jetë forcimi i ndihmës për Bosnjë e Hercegovinën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, “vende partnere të cilat në mënyra të ndryshme po përballen me presionin rus”, shpjegoi Stoltenbergu. ar/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail