Të paktën 35 persona e humbën jetën, ndërsa 70 u lënduan në shpërthimin e bombës në Pakistanin veriperëndimor (PLT)

Peshavar, 10 janar 2012 (MIA) - Në shpërthimin e bombës së aktivizuar me telekomandë sot në pjesën veriperëndimore të Pakistanit jetën e humbën të paktën 35 persona, ndërsa 70 u lënduan

Shpërthimi ndodhi në tregun në Xhamrud, në rreth 25 kilometra në perëndim të Peshavarit. Xhamrud është një ndër qytetet më të mëdha në rajonin fisnor Kiber, në afërsi të kufirit me Afganistanin, i njohur edhe si vendstrehim i ithtarëve talebanë të Al Kaedës.

Sipas përfaqësuesit zyrtar lokal Shakil Kan Umarzai gjendja e 11 të lënduarve është shumë kritike.

"Sipas informatave të para, në pyetje është bomba me telekomandë, e cila ka qenë e vendosur në një furgon", deklaroi Mutahir Zeb.

Ky është sulm me një numër më të madh viktimash në disa muajt e kaluar.

Policia dyshon se sulmi është kryer nga luftëtarë të lëvizjes "Tehrik-e-taliban Pakistan".

Momentalisht pothuajse të gjitha grupet e lëvizjes talebane në Pakistan negociojnë me autoritetet në Islamabad. Megjithatë disa grupe nuk dëshirojnë kompromis me autoritetet dhe vazhdojnë me sulmet terroriste.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail