Asad: Zgjerimi i pushtetit të të gjitha forcave politike

Damask, 10 janar 2012 (MIA) - Presidenti sirian Bashar al Asad e përshëndeti sot idenë për "zgjerim të pushtetit të të gjitha forcave politike" dhe vlerësoi se "përzierja e huaj" është përgjegjëse për trazirat 10-mujore në Siri.

"Pasi të bëhen ligji dhe kushtetuta, do të shpallim referendum (ndoshta) për javën e parë të muajit mars", tha Asadi dhe shtoi se së bashku me referendumin do të ketë edhe zgjedhje të përgjithshme.

Sipas tij, zgjedhjet e reja të jenë të lidhura me kushtetutën e re dhe mund të priten në fillim të muajit maj. Në fjalimin në universitetin në Damask, Asadi deklaroi se "nuk është dhënë urdhër që forcat e sigurisë të hapin zjarr ndaj civilëve" gjatë kohës së protestave të cilat zgjasin tani më 10 muaj kundër regjimit të tij.

"Sipas ligjit sirian askush nuk guxon të hap zjarr përveç në vetëmbrojtje", theksoi Asad.

Për herë të parë nga fillimi i trazirave Asad foli për "përzierjen e represioneve dhe premtimeve për reforma dhe dialog", por edhe më tej prioritet i qeverisë është kthimi i paqes në shtet që është e mundur vetëm me "shtypjen e terroristëve".

Asad e kritikoi edhe Ligën arabe dhe e akuzoi atë organizatë rajonale se nuk arrin që t'i mbrojë interesat arabe.

"Nuk duhet të jemi të befasuar që nuk patën sukses as sot", vëri në dukje Asad dhe përsëriti pohime se "komplot i importuar" qëndron pas trazirave.

Sipas tij, këto janë forcat rajonale dhe ndërkombëtare të cilat tentojnë që ta destabilizojnë Sirinë. Asadi e dënoi edhe punën e qindra mediave të cilat punojnë kundër Sirisë dhe "e shtyjnë Sirinë në kolaps".

"Nuk arritën, por nuk dorëzohen", theksoi Asad në fjalimin e emetuar drejtpërdrejtë në një televizion sirian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail