Në Siri më 26 shkurt do të mbahet referendum për Kushtetutën e re

Bejrut, 15 shkurt 2012 (MIA) - Presidenti i Sirisë Bashar al Aasad lëshoi një dekret që me 26 shkurt të mbahet referendum për Kushtetutë të re, kumtoi televizioni sirian.

Muajin e kaluar Asad premtoi se referendum i tillë do të organizohet në fillim të muajit mars, përkujtuan mediat franceze.

Komisioni që e ka përgatitur propozim kushtetutën parashikoi që mandati presidencial të kufizohet dy herë nga shtatë vite, shënon gazeta siriane "All Vatan". Ai megjithate, nuk precizoi nëse reforma do të vlejë për Asadin, mandati i dytë presidencial  i të cilit përfundon në vitin 2014.

Kushtetuta e re do të bazohet në parimet e shumë partive, transmetuan mediat franceze.

"Sistemi politik  do të bazohet në parimin e pluralizmit politik dhe qeverisja do të zbatohet në mënyrë demokratike", përmes zgjedhjeve.

Partitë e miratuara politike do të kontribuojnë për jetën politike të Sirisë, thuhet në projektin, të publikuar sot nga mediat siriane.

Kushtetuta e re aktuale është miratuar nga parlamenti më 31 janar të vitit 1973. Në nenin e 8 thuhet se partia Baas, që në Siri sundon nga viti 1963, udhëheq me shtetin dhe shoqërinë.

Sipas mediave siriane në fund të muajit maj në Siri do të mbahen zgjedhje parlamentare në bazë plurale, transmetuan agjencitë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail