Talebanët paralajmëruan hakmarrje për masakrën në Afganistanin jugor

Kabul, 12 mars 2012 (MIA) - Talebanët sot premtuan se do t'u hakmerren "egërsirave mendjesëmura amerikane" për masakrën  gjatë fundjavës, kur një ushtar amerikan vrau 16 civilë, mes të cilëve dhe nëntë fëmijë në Afganistanin jugor.

Kryengritësit talebanë të Afganistanit paralajmëruan se do t'i "hakmarren okupatorit dhe vrasësve të egër për çdo martir" është publikuar në faqen e tyre të Internetit.

Reagimi i talebanëve pasoi, pasi që Ambasada e SHBA-së në Kabul u bëri thirrje qytetarëve të "ndërmarrin masa shtesë të kujdesit për shkak të rrezikut nga ndjenjat antiamerikane dhe protestave në ditët në vijim, veçanërisht në provincat lindore dhe jugore".

Abdul Rahum Ajubi, deputet në Parlamentin afgan nga provinca Kandahar, ku ndodhi masakra, sot shprehi dyshim se "vetëm një ushtar amerikan mund ta mbulon terrenin në sipërfaqe prej dy kilometrash dhe njëkohësisht t'i djegë trupat e të vrarëve".

Ushtari amerikan, i cili gjoja ka përjetuar sulm nervor, e ka lëshuar  bazën ushtarake rreth orës tre pas mesnate në provincën Kandahar dhe ka hyrë në shtëpitë përreth në fshatin Alkozaj dhe ka gjuajtur  drejt njerëzve, në të cilët ka hasur. Me atë rast ka vrarë nëntë fëmijë dhe tre gra nga gjithsejt 16 viktimave, me ç’rast ka djegur disa nga trupat.

"Një njeri nuk mund të vret aq njerëz. Me siguri kanë qenë të kyçur më shumë persona", pohojnë  banorët lokal të cilët dëshmojnë se të shtënat janë dëgjuar nga shumë anë.

Edhe presidenti afgan nuk e mohoi mundësinë se në masakrën janë përfshirë më shumë se një ushtar amerikan.

Sipas deklaratës  të një tinejxheri 15 vjeçar, i cili mbijetoi  incidentin dhe i cili është qëlluar në këmbë, "ushtarët kanë hyrë në shtëpinë e tij, duke i zgjuar anëtarët e familjes së tij dhe kanë filluar të gjuajnë ndaj tyre".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail