NATO: Ushtari amerikan do të gjykohet për vrasjen e 16 civilëve afganë

Kabul, 12 mars 2012 (MIA) - Një ushtar amerikan do të gjykohet për vrasjen e 16 civilëve afganë në Afganistanin jugor, deklaroi zëdhënësi i Forcave ndërkombëtare për mbështetjen e sigurisë në vend (ISAF), Karsten Jakobson.

"Forcat ndërkombëtare ushtarake do të garantojnë se do të zbatohet të gjitha pasojat juridike për vrasjet e djeshme në provincën Kandahar", shtoi ai.

Të paktën 16 civilë, prej të cilëve shumica gra dhe fëmijë janë vrarë derisa kanë bërë gjumë në shtëpitë e tyre në rrethin Panxhuai.

"Vrasjet janë me proporcion dramatik, por bëhet fjalë për incident individual", theksoi Jakobson.

A shtoi se deri më tani ka pasur procese gjyqësore për sjellje jopërkatëse të ushtarëve në fushëbetejën në Irak ose gjatë viteve të kaluara edhe në Afganistan.

"Në të gjitha vendet, të cilat marrin pjesë në koalicion autoritetet ushtarake sillen ashpër për shkeljen e ligjit", shtoi zëdhënësi i ISAF-it.

Parlamenti në Afganistan e dënoi vrasjen e 16-të civilëve nga ana e një ushtari amerikan dhe kumtoi se afganët kanë humbur durimin për shkak të mungesës së kontrollit mbi ushtarët e huaj në vend.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail