Nuk ndërrohet strategjia e NATO-s edhe krahas vrasjes së 16 civilëve afganë

Uashington, 12 mars 2012 (MIA) - Vrasja e 16 civilëve nga ushtari amerikan në Afganistan nuk do ta ndryshojë tajmingun për tërheqjen e ushtrive të NATO-s nga shteti deri në fund të vitit 2014, deklaroi sot zëdhënësja e NATO-s Oana Lunxhesku.

Ajo pranoi se rasti është goditje mbi orvatjet e NATO-s të marrë besim në Afganistan. Misioni i Aleancës nuk do të ndërpritet nga "një akt i rastësishëm i dhunës", bindi ministri kanadez i Mbrojtjes, Piter Makkej.

SHBA-ja publikoi se nuk do ta ndryshojnë srategjinë në Afganistan edhe krahas vrasjes, theksoi zëdhënësi i Pentagonit, Xhorxh Litël.

"Duket se vrasjet janë kryer nga një njeri, i cili ka vepruar në mënyrë të pavarur", deklaroi Litël.

Kryeministri britanik Dejvid Kamerun e cilësoi vrasjen masive si "të tmerrshme" dhe bëri thirrje që NATO të vazhdojë me punën në Afganistan sikur edhe deri më tani dhe të mos tërhiqet nga plani për dorëzim të përgjegjësive forcave lokale të sigurisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail