Ushtari amerikan i cili vrau 16 civilë afganë në vitin 2010 ka marrë goditje në tru në një aksident trafiku

Kandahar, 13 mars 2012 (MIA) - Ushtari, i akuzuar për vrasjen e 16 civilëve afganë, prej të cilëve shumica janë fëmijë, në vitin 2010 ka pësuar goditje në tru në një incident komunikacioni në Irak, transmetuan mediat amerikane.

Emri i kapterit 38-vjeçar, baba i dy fëmijëve, akoma nuk kumtohet.

Sipas funksionarëve amerikanë, ushtari në vitin 2010 ka marrë goditje në tru në një aksident trafiku në Irak, është shëruar dhe më pas është kthyer në shërbimin ushtarak. Fatkeqësia nuk ka ndodhur gjatë misionit luftarak.

Burimi amerikan ka plotësuar se nuk ka të dhëna shtesë për shkallën e lëndimit në kokë ose se ai në çfarëdo mënyre mund të lidhet me sjelljen jonormale.

"Do ta hetojmë gjithë këtë", deklaroi komandanti i forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, gjeneral Xhon Alen, për SI En En, duke refuzuar që ta theksojë gjendjen psikike të ushtarit, i cili të dielën kreu masakër.

Ekspertët paralajmërojnë që të mos bëhen konstatime të përshpejtuara, por theksojnë se janë të njohura dy fakte. Se kjo është pjesëmarrja e katërt e kapterit në misione jashtë vendit. Dihet nga përvoja, se rreziku nga çrregullimi psikik si stres postraumatik, depresion e të tjera, në tërësi është më i lartë te misionet e tjera ushtarake sesa te i pari.

Sulmuesi, i cili 11 vite është në shërbimin ushtarak dhe ka qenë në tre misione në Irak, është në arrest në Kandahar, derisa të punësuarit në forcat e armatosura po e hetojnë dokumentimin e tij ushtarak dhe mjekësor, kumtoi Pentagoni.

Ministri i Mbrojtjes, Lion Paneta nuk e përjashton mundësinë për dënim me vdekje për ushtarin, nëse gjykohet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail