Obama: Fajtorët për vrasjen e civilëve në Afganistan do ta bartin përgjegjësinë e plotë të tyre

Uashington, 13 mars 2012 (MIA) - Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se ka dhënë urdhër që Pentagoni të kryejë hetim themelor dhe serioz të vrasjes së civilëve afganë nga ana e ushtarit amerikan, i cili hapi zjarr ndaj disa shtëpive në provincën jugore Kandahar.

"Do t'i ndjekim faktet, kudo që të na shpien. Do të veprojmë kështu, që secili i përfshirë ta bartë përgjegjësinë e vet të plotë, me tërë fuqinë e ligjit", deklaroi presidenti amerikan para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

"SHBA-ja do të angazhohet për hetimin kështu seriozisht, si të bëhet fjalë për vrasjen e qytetarëve tanë, fëmijët tanë. Vrasja e civilëve është në kundërshtim me vlerat amerikane. Ky rast është tragjik, por ky nuk do ta zvogëlojë vendosmërinë e SHBA-së që ta kryejë punën në Afganistan. SHBA-ja do t'i tërheq në mënyrë të përgjegjshme ushtarët e saj deri në fund të vitit 2014, data e dakorduar me aleatët për ndërprerje të luftës", deklaroi Obama.

Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Tomi Uajter, SHBA-ja nuk shqyrton mundësi për tërheqje shtesë të ushtarëve nga Afganistani pas vrasjes së civilëve afganë.

"Nuk janë sjell kurrfarë vendime. Siç publikoi presidenti, do të kthejmë në shtëpi gjithsej 33.000 persona deri në verë. Pastaj tërheqja e ushtarëve tanë do të vazhdojë të kryhet me një ritëm të barabartë, ndërsa kujdesin për sigurinë do ta marrin afganët", theksoi Uajter.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail