Përafërsisht 95.000 sirianë kanë ikur në Jordani

Aman, 11 prill 2012 (MIA) - Rreth 95.000 sirianë kanë gjetur strehim në Jordani për shkak të konfliktit në atdheun e tyre, deklaroi sot një përfaqësues anonim i Ministrisë jordaneze të Punëve të Brendshme.

Ai theksoi se sipas vlerësimeve paraprake përafërsisht 80.000 sirianë kanë ikur në Jordani, dhe ata kryesisht janë vendosur në afërsi të kufirit.

Sipas përfaqësuesve për mbrojtje të të drejtave të njeriut autoritet siriane të tërë familjeve dhe të burrave nën 42 vjet nuk u lejojnë që ta kalojnë kufirin me Jordaninë, me qëllim që të mos u lejojnë arrati të kryengritësve. Për shkak të kësaj një numër i madh i refugjatëve siriane në mënyrë të paligjshme e kanë kaluar kufirin.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë (UNHCR) kumtoi se po rritet numri i refugjatëve të regjistruar sirian në Jordani. Sipas UNHCR-së janë regjistruar 7.584 njerëz, ndërsa edhe 2.000 janë në proces të regjistrimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail