Në Siri hyn në fuqi armëpushimi

Damask, 12 prill 2012 (MIA) - Armëpushimi ka hyrë në fuqi në Siri, ndërsa raportet e hershme flasin se nuk ka dhunë të madhe.

Një ditë më herët, Damasku u zotua se do të ndalojë operacionet ushtarake, por ruan të drejtën për të reaguar ndaj, siç i ka quajtur "terroristëve".

Fillimisht, Damasku është dashur të tërheqë trupat të martën si pjesë e planit të paqes të të dërguarit ndërkombëtar Kofi Anan, por, luftimet kanë vazhduar edhe pas kësaj dite.

Damasku nuk ka shpjeguar nëse do të tërheqë trupat, por një zëdhënës i Ananit, ka theksuar se ata duhet ta bëjnë një gjë të tillë.

Uashingtoni është skeptik se Siria do të mbajë premtimet. Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs, tha se premtimet e Sirisë "janë pak të besueshme".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail