Klinton: Koreja Veriore duhet ta rishqyrtojë politikën e saj

Brazilia, 17 prill 2012 (MIA) - Udhëheqësia e re e Koresë Veriore duhet ta rishqyrtojë politikën dhe të punojë për sigurimin e ushqimit dhe të arsimit për popullin koreanoverior, para se të përpiqet të shndërrohet në fuqi bërthamore, deklaroi sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton.

Klinton e ka thënë këtë vetëm disa orë pasi që Këshilli i Sigurimit i KB-së  e kritikoi Phenianin për gjuajtje të raketës dhe bëri thirrje për t'u shtrënguar sanksionet ekzistuese.

"Udhëheqësia e re e Koresë së Veriut duhet të bëjë një zgjedhje vendimtare, seriozisht duhet të rishqyrtojë politikën dhe t'i ndërpresë veprimet provokative", deklaroi Klinton në një konferencë shtypi në kryeqytetin brazilian.

Sipas saj, gjuajtja e raketës i ka dhënë fund marrëveshjes së mundshme për të siguruar ushqim për vendin dhe paralajmëroi për pasojat në qoftë se Koreja e Veriut vazhdon me veprimet provokative.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail