Të paktën 18 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur në shpërthimet në rajonet shiite të Bagdadit dhe në pjesën veriore të Irakut (PLT)

Bagdad, 19 prill 2012 (MIA) - Të paktën 18 persona e humbën jetën, ndërsa mbi 70 janë plagosur sot në një seri sulmesh me bomë në shumë rajone të Bagdadit dhe në pjesën veriore të vendit.

Sipas të dhënave të autoriteteve irakiane në Bagdad dhe në qytet Kirkuk, Dibis dhe Taxh në periudhë prej një ore e 15 minuta janë regjistruar nëntë shpërthime.

Më shumë viktima ka në sulmin me bombë në qytetin kryesisht të banuar me sunitë Dibis, në 290 kilometra në veri nga Bagdadi. Në një shpërthim të automobil bombë e humbën jetën gjashtë civilë, ndërsa katër janë plagosur.

Në Bagdad shpërthimet kanë ndodhur në rajonet shiite, ku e humbën jetën tetë persona. Numri i të plagosurve ende nuk është konfirmuar.

Cak i sulmeve në Kirkuk, ku e humbën jetën dy persona dhe gjashtë janë plagosur, ishin patrulla policore dhe një nëpunës i shërbimit provincial investues.

Në Taxh cak i sulmit ishte patrulla e armatës irakiane.

Seria e sotme e sulmeve i ka dhënë fund pushimit njëmujor të luftës, ie cila filloi me përforcimin e masave të sigurisë në tërë vendin në lidhje të takimit në nivel të lartë të Ligës arabe në Bagdad nga fundi i muajit mars.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail