Të paktën 36 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur në një seri shpërthimesh në tërë Irakun (PLT)

Bagdad, 19 prill 2012 (MIA) - Të paktën 36 persona e humbën jetën, ndërsa mbi 100 janë plagosur sot  pas shpërthimit të mbi 20 bombave në disa rajone irakiane.

Tre automobila-bombë, dy bomba të lëna në rrugë dhe një vetëvrasës-bombë  kryen sulme të koordinuara para se gjithash në rajonet shiite në Bagdad. Në këto sulme humbën jetën 15 njerëz, ndërsa 61 janë lënduar.

Cak i sulmeve në Kirkuk, ku e humbën jetën tetë persona dhe 26 janë lënduar, ishin patrulla policore dhe një nëpunës i shërbimit provincial investues. Sulmet janë kryer me dy automobila-bomba dhe tre bomba të vendosur pranë rrugës.

Pesë njerëz humbën jetën, ndërsa 24 janë plagosur gjatë shpërthimit të automboliave-bombë në rajonine Kamdia.

Të paktën dy civilë humbën jetën, ndërsa katër truproja të ministrit irkan të Shëndetësisë janë lënduar gjatë shpërthimi të një automobili-bombë në rajonin qendror Hajfa.

Bomba e vendosur  pran rrugës shpërtheu në rajoni Amil, në rrugën palestineze dhe Zafranija në Bagdad, si dhe Smara në Bakuba, në Mosul dhe në Taxhi, ku caku i sulmit ishte patrulla e armatës irakiane.

Viktimat tjera janë në Hadid, 10 kilometra në perëndim të Bakubës, provincës sunite Anbar në Ramdi dhe Faluxha.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail