Izraeli nuk merr pjesë në Samitin e Çikagos

Bruksel, 11 maj 2012 (MIA) - Aleanca veriatlantike ka bërë të ditur se Izraeli nuk do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Çikago, por ka mohuar se Turqia, si anëtare e Aleancës, ka bllokuar pjesëmarrjen e tij.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka përmendur si arsye mospjesëmarrjen e Izraelit në misionet ushtarake të Aleancës Veriatlantike.

Disa raporte të mediave kanë thënë se Turqia ka kundërshtuar praninë e Izraelit në Çikago, për shkak të incidentit të vitit 2010, kur ushtria izraelite ka bastisur anijen me ndihma për Rripin e Gazës, duke vrarë nëntë aktivistë turq.

Rasmusen ka thënë se në samit do të marrin pjesë edhe 13 partnerë të NATO-s, por vetëm ata që kanë kontribuar në operacionet ushtarake të Aleancës.

Nikoqir i samitit është presidentit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Ai do të zhvillojë punimet më 20 dhe 21 maj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail