Presidenti pakistanez i ftuar në takimin e NATO-s në Çikago

Islamabad, 15 maj 2012 (MIA) - NATO e ftoi presidentin pakistanez Asif Ali Zardari të merrë pjesë në takimin e kreut të Aleancës  në Çikago,  i cili në pjesën më të madhe do t'i përkushtohet Afganistanit.

"Në takimin do të potencohet angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare për ardhmërinë e Afganistanin dhe rolin e rëndësishëm, të cilin Pakistani mund ta luaj në tërë këtë", theksoi zëdhënsja e NATO-s, Onana Lunzhesku.

Dërgimi i ndihmës për forcat e NATO-s  në Afganistani kryhet përmes territorit pakistanez, por rrugët janë mbyllur pasi gjatë sulmeve ajrore amerikane vjeshtën e kaluar pa qëllim u vranë 24 ushtarë pakistanez. Aleanca duhej ta ndryshoj rrugën e dërgesave përmes Rusisë dhe Azisë Qendrore.

Pakistani sot bëri një hap drejt hapjes së rrugëve për dërgesat e Aleancës për Afganistanin. Liderë civilë dhe ushtarakë pakistanez tani dy ditë kanë konsultime pas dyerve të mbyllura në lidhje me ripërtëritjen e marrëdhënieve të vendit me NATO-n.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail