Seancë e Parlamentit egjiptian, përkundër vendimit për shpërndarje të tij

Kajro, 10 korrik 2012 (MIA) - Parlamenti egjiptian, edhe pse nga mesi i muajit qershor ishte shpërndarë me vendim gjyqësor, sot caktoi mbledhje pas vendimit të presidentit Mohamed Morsi që ta ripërtërijë.

Me këtë Parlamenti egjiptian në mënyrë demonstruese i kundërshtoi  aktivitetet e Gjykatës së Lartë Kushtetuese dhe të Këshillit të lartë ushtarak. Vetëm dhjetë ditë pasi dha betimin, presidenti Morsi ndërmori hapin, i cili krijon kushte për rritje të menjëhershme të tensioneve politike në vend.

Gjykata Kushtetuese, e cila më 14 qershor  e shpalli Parlamentin për të paligjshëm, për shkak të gabimit ligjor në ligjin zgjedhor, dje e hodhi poshtë vendimin presidencial për riformim të kuvendit.

"Dispozitat dhe të gjitha vendimet e Gjykatës së Lartë Kushtetuese janë përfundimtare dhe obligative për të gjitha institucionet shtetërore", thuhet në kumtesën e gjykatës.

Autoritetet ushtarake, të cilat pas dekretit presidencial u tubuan në seancë urgjente, e theksuan "rëndësinë e pavarësisë së ligjit dhe Kushtetutës" dhe shprehën bindje se të gjitha institucionet shtetërore do t'i plotësojnë obligimet e parashikuara në Kushtetutë.

Më shumë se një javë, pasi që Këshilli i lartë ushtarak ia dorëzoi Morsit pushtetin ekzekutiv, ai të dielën me dekret presidencial e ndërpreu vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e thirrur Parlamentin, ku islamistët kanë shumicë, të tubohet sërish dhe t'i realizojë autorizimet e veta.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail