Hillari Klinton konfirmoi se një nëpunës amerikan është vrarë në një sulm mbi konsullatën në Bengazi

Uashington, 12 shtator 2012 (MIA) - Sekretarja amerikane e SHBA-së, Hilari Klinton konfirmoi se një nëpunës i Departamentit shtetëror amerikan natën e kaluar është vrarë në një sulm mbi konsullatën amerikane në qytetin libian Bengazi dhe e dënoi dhunën, kumtuan mediat britanike.

"Disa njerëz tentuan që ta arsyetojnë këtë sjellje amorale si përgjigje e materialeve nxitëse të cilat janë publikuar në Internet. SHBA-ja e dënon çdo përpjekje të qëllimshme për shkeljen e besimeve religjioze. Por le të jetë e qartë - asnjëherë nuk duhet pasur arsyetim për akte të këtilla të dhunës", nënvizoi sekretarja e shtetit.

Një nëpunës amerikan në konsullatën e SHBA-së në qytetin libian Bengazi është vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur në sulmin e mbrëmshëm nga ana e disa burrave të armatosur, të cilët kanë protestuar kundër një filmi, i cili konsiderohet prej tyre si fyerje për islamin, kumtoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Libisë, Unis al Sharef, i cituar nga mediat franceze.

Paraprakisht dje në Kajro qindra protestues u përpoqën të hyjnë në ambasadën e SHBA-së dhe e grisën dhe e dogjën flamurin amerikan, ndërsa në vend të tij vendosën flamur me mbishkrim: "Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguari i tij".

Agjencitë theksojnë se protestat me siguri lidhen me ngjarjen e cila do të transmetohet në televizion dhe që është organizuar nga pastori skandaloz Teri Xhons, i cili para një kohe të caktuar i zemëroi myslimanët pasi e dogji një kopje të Kuranit. Ngjarja e cila do të ndodhë në Florida, është quajtur "Dita ndërkombëtare për gjykimin e Muhamedit" dhe në të profeti i islamit do të dalë para një gjykimi simbolik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail