Liderët botërorë dënojnë vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi

Uashington, 12 shtator 2012 (MIA) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe udhëheqës të tjerë ndërkombëtarë kanë dënuar sulmin ndaj Konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë, ku kanë humbur jetën ambasadori i SHBA-së, Kristofer Stivens dhe tre amerikanë të tjerë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se një dhunë e tillë nuk mund të justifikohet kurrë.

Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, e ka cilësuar atë si “të neveritshme”.

"Ky është krim i papranueshëm dhe i urryer", tha presidenti i Francës, Fransua Holland, duke iu bërë thirrje autoriteteve libiane që “të hedhin dritë mbi ngjarjen”.

Kreu i Asamblesë Kombëtare të Libisë, Muhamed Magarife, është zotuar se Tripoli do të sjellë autorët para drejtësisë.

Sulmi në Bengazi thuhet se ka qenë reagim i zemëruar ndaj një filmi që "fyen" Profetin Muhamed.

Filmi raportohet të jetë bërë nga një izraelito-amerikan, me emrin Sam Bacile.

Disa orë para sulmit në Bengazi është sulmuar edhe kompleksi i Ambasadës së SHBA-së në Kajro, në shenjë proteste kundër filmit.

Në Egjipt, Vëllazëria Myslimane ka bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare të premten.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail