Libia kërkoi falje për vrasjen e diplomatëve amerikanë

Tripoli, 12 shtator 2012 (MIA) - Libia sot kërkoi falje deri te populli dhe qeveria amerikane për shkak të vrasjes së ambasadorit amerikan dhe tre nëpunësve konsullarë në Bengazi.

Kryeministri libian Abdurahim El Keib i kërkoi falje popullit dhe qeverisë amerikane, si dhe pjesës tjetër të botës për shkak të këtij akti qyqar dhe kriminel, njoftoi Si-En-En.

Ambasadori amerikan në Libi, Kristofer Stivens dhe tre nëpunësit në ambasadën e SHBA-së në Bengazi, në pjesën lindore të Libisë, e humbën jetën në sulmin me raketa nga ana e demonstruesve në shenjë proteste kundër filmit amerikan, të cilin e konsiderojnë blasfemi.

Persona të armatosur e kanë sulmuar Ambasadën amerikane në Bengazi dhe janë përleshur me forcat libiane të sigurisë. Ambasadori amerikan e humbi jetën pasi automjeti me të cilin është dashur të transferohet në një vend më të sigurtë, u qëllua me bombë dore.

Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton deklaroi se përveç ambasadorit jetën e ka humbur edhe nëpunësi për punë të jashtme Shon Smitt, i cili dhjetë vite punën për Departamentin e shtetit, ndërsa dy viktimat tjerë ende nuk janë identifikuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail