Sulmi në Bengazi temë kryesore e fushatës presidenciale në SHBA

Uashington, 13 shtator 2012 (MIA) - Sulmi ndaj Konsullatës amerikane në Bengazi u bë temë kryesore në fushatën për zgjedhje presidenciale në SHBA  dhe ndezi polemika të ashpra mes kandidatëve të demokratëve, presidentit aktual Barak Obama dhe kandidatit të republikanëve Mit Romni.

Ambasada amerikane në Kajro të martën para protestave në kryeqytetin egjiptian, në Bengazi dhe në qytete të tjera arabe kundër  filmit të profetit  Muhamed,  i cili sipas myslimanëve është fyes,  dha kumtesë, në të cilën e kritikoi filmin me qëllim që t'i ulë tensionet.

Romni këtë hap të Ambasadës e konsideron si solidaritet me  kriminelët,  të cilët më vonë të njëjtën ditë e sulmuan ndërtesën e Ambasadës dhe  e ndërruan flamurin amerikan me të kuq. Ai dërgoi kritika për reagimin amerikan për sulmin ndaj pronës amerikane.

Kjo deklaratë i dha rastin Obamës ta akuzojë rivalin e tij politik se "së pari gjuan, e më pas merr shënjestër"

"Si president një nga punët që i mësova është se njeriu nuk mund të sillet kështu. Me rëndësi është që njeriu të bindet se deklaratat, të cilat i jep,  janë të mbështetura në fakte dhe të mendojë cilat do të jenë pasojat  nga ato, theksoi Obama në intervistën për Si-En-En.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail