Lufta në Bengazi ka zgjatur katër orë, detajet për vdekjen e ambasadorit Stivens të paqarta

Uashington, 13 shtator 2012 (MIA) - Autoritetet amerikane dje organizuan brifing me telefon me funksionarë të lartë anonim, që t'i bartin detajet e sulmit mbi konsullatën në qytetin libian Bengazi, i kryer në përvjetorin e sulmeve terroriste mbi SHBA-në në vitin 2001, në të cilin u vra ambasadori amerikan, Kristofer Stivens si dhe tre amerikanë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni.

Sipas informacioneve, sulmi mbi konsullatën ka filluar rreth orës 10 të mbrëmjes sipas kohës libiane, ku në ndërtesë ka qenë ambasadori Stivens, Shon Smith nga Shërbimi për Punë të Jashtme dhe një oficer mbrojtës, emri i së cilit nuk zbulohet në opinion.

Shumë shpejt një grup sulmuesish kanë arritur të depërtojnë në konsullatë dhe e kanë sulmuar dhe ndezur ndërtesën.

Sipas informacioneve të Departamentit Shtetëror, ambasadori Stivens, Smith dhe oficeri i sigurisë janë ndarë në tymin e dendur, me ç'rast vetëm i treti ka arritur ta braktis ndërtesën. Oficeri është kthyer me përforcim, me të cilin ka arritur të hyjë në ndërtesë dhe ta locojë trupin e pa jetë të Shon Smith, derisa ambasadori Stivens është zhdukur.

Në disa orët e ardhshme, sulmuesit dhe grupi i personave ushtarak amerikanë dhe libianë kanë bërë luftë rreth ndërtesës kryesore të konsullatës, me ç'rast janë vrarë edhe dy amerikanë, emrat e së cilëve nuk publikohen në opinion derisa për vdekjen nuk informohen familjet e tyre.

Madje katër orë pas sulmit fillestar, konsullata është vënë nën kontrollin e plotë amerikan.

Departamenti amerikan i shtetit nënvizon se akoma nuk i ka të gjitha detajet për mënyrën e vdekjes së ambasadorit Stivens, për të cilin dihet se gjatë luftës nga ana e një qytetari libian është dërguar në spital në Bengazi, por në Uashington nuk transmetojnë nëse më pas është plagosur ose vetëm se ka qenë i vdekur.

Sipas informacioneve fillestare, ambasadori ka qenë në automjet, ka tentuar ta braktis konsullatën, kur automjeti është qëlluar nga ana e sulmuesve. Por, në brifingun me telefon nuk janë dhënë më shumë detaje për vdekjen e ambasadorit Stivens, trupi i së cilit u është dorëzuar autoriteteve amerikane në aeroportin në Bengazi, nga ana e autoriteteve libiane.

Të punësuarit në konsullatën në Bengazi janë evakuuar, ndërsa disa amerikanë të cilët janë plagosur nga luftimet janë transferuar në një bazë ajrore në Gjermani për shërim, ku do të transferohen edhe trupat e të vrarëve.

Njësiti special i marinave amerikane është në kryeqytetin libian Tripoli, për ta siguruar ambasadën e atjeshme amerikane e cila punon me kapacitet minimal, derisa të gjitha përfaqësitë diplomatike amerikane janë thirrur për të bërë vlerësimet e kanosjeve të sigurisë së tyre.

Herët në mëngjes në kryeqytetin egjiptian Kajro kanë filluar protesta të reja të dhunshme dedikuar ambasadës amerikane, e cila gjithashtu u sulmua të martën, më 11 shtator.

Departamenti shtetëror nuk dëshiron të japë më shumë informacione për sulmuesit, si dhe për atë nëse ka pasur koordinim midis sulmit në Bengazi dhe Kajro, përveç se të konfirmojë se sulmuesit në Bengazi kanë kryer një operacion kompleks.

Sipas informacioneve të autoriteteve amerikane, nuk ka pasur paralajmërime hetuese se po përgatiten sulme në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail