Obama, Romni në tri ditë fushatë maratonë

Uashington, 4 nëntor 2012 (MIA) - Presidenti Barak Obama dhe rivali i tij republikan, Mit Romni po bëjnë fushatë pothuajse pa pushim gjatë tri ditëve deri në zgjedhjet presidenciale. Mediat botërore raportojnë se shumica e sondazheve tregojnë se gara është pothuajse në barazim.

Presidenti Obama e filloi maratonën e fushatës dje duke vizituar qendrën e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, FEMA, e cila bashkërendon përpjekjet e ndihmës në zonat lindore të Shteteve të Bashkuara, të goditura nga uragani Sengi.

Obama u tha këshilltarëve të tij të lartë, zyrtarëve vendas dhe gazetarëve se do të vërë në dispozicion të gjitha burimet federale, përfshirë ushtrinë, për të dërguar furnizime në zonat e prekura. Ai premtoi se përpjekjet do të jenë "120 për qind" nga kushdo që është i angazhar në këtë përpjekje.
 
"Ne nuk kemi durim për burokraci. Ne nuk kemi durim për zvarritje administrative. Ne duam të sigurojmë se problement do të trajtohen në kohë dhe menjëherë".
 
Ish guvernatori i shtetiti Masaçusets, Mit Romni, e bëri ndalesën e parë dje në qytetin verilindor Portsmouth në Nju-Hampshir. Ai kritikoi presidentin që u tha njerëzve të mos e fërshëllenin por të dilnin në votime.
  
"Presidenti tha diçka që tashmë ju mund ta dini dhe që i kapi në befari shumë njerëz. Ai tha në një miting se votimi është revashni më i mirë. Ai u tha zgjedhësve të votojë për t'u hakmarrë. Të votosh për hakmarrje? Më lejoni t’ju them se çfarë unë do të doja që ju të bënit, votoni për dashurinë ndaj vendit".
 
Nju-Hampshiri është shteti më i vogël me peshë në rezultatin e zgjedhjeve, ku ka të ngjarë të përcaktohet përfundimi i zgjedhjeve. Por ndërkohë që sondazhet tregojnë se gara është pothujse në barazim, asnjë prej kandidatëve nuk po e konsideron Nju Hempshërin të fitua dhe të dy kandidatët zhvilluan atje fushatë këtë fund jave.
 
Romni u ndaj dje edhe në shtetin mesperëndimor të Ajovës dhe në shtetin perëndimor të Kolorados. Obama filloi me një ditë të gjatë fushate të premten në Ohajo dhe do të shkojë përsëri atje sot.
 
Në qytetin Mentor, presidenti demokrat kritikoi ashpër rivalin e tij republikan, duke thënë se ai nuk është i aftë të sjellë ndryshmin që është duke premtuar.
  
"Ne e dimë se si duket ndryshimi. Dhe ajo që ai po ofron nuk është ndryshim. Ju e dini se po po t'u japësh më shumë pushtet bankave të mëdha, ai nuk është ndryshim. Pesë trilionë dollarë të tjerë shkurtime taksash për të pasurit, nuk është ndryshim".
 
Anketat tregojnë se presidenti është paksa në avantazh në Ohajo, shtet që të dy kandidatët po përpiqen me çdo kusht ta fitojnë. Asnjë republikan nuk është zgjedhur president pa fituar në Ohajo dhe fitorja e Presidentit Obama atje do ta bënte shumë të vështirë për Romni të fitonte zgjedhjet. Pas Ohajos, Obama do të bëjë fushatë edhe në Uiskonsin dhe Ajova dhe do ta mbyllë ditën me një miting në Virxhinia në mbrëmje vonë.
 
Ndoshta për rastësi, të dy kandidatët do të vizitojnë qytetin Dubukju të Ajovës në të njejtën ditë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail