Sipas sondazheve, Obama ka rrugë më të lehtë deri në fitore sesa Romni

Uashington, 5 nëntor 2012 (MIA) - Presidenti amerikan Barak Obama ka rrugë shumë më të lehtë në zgjedhjet e nesërme në raport me republikanin Mit Romni dhe është më afër fitimit të 270 votave të domosdoshme elektronike, thuhet në rezultatet e anketave dhe hulumtimeve.

Shefi i sektorit politik të CBS Njuz, Xhon Dikerson në programin e mëngjesit në atë media tregoi se anketat" japin" tash për tash 237 vota elektronike për Obamën dhe 191 për Romnin.

"Nëse Romni e fiton Floridën (29 vota elektronike), Ohajo (15), Karolina Veriore (15) dhe Virxhinia (13), do t'i nevojitet edhe një shtet", shtoi Dikerson.

Në shtabin e Obamës me optimizëm priten rezultatet nga Florida sepse sipas informacioneve nga votimi i hershëm, presidenti aktual "mbahet mirë".

Në rast se fiton në Floridë, Obamës do t' nevojitet edhe një shtet "suing" (jo i vendosur) për mandat të ri në Shtëpinë e Bardhë.

Hulumtimi në qendrën për politikë në Universitetin në Virxhinia, tregoi se Obama do të fitojë me 290 përballë 248 në votat elektronike.

"Me ndihmë të vogël të papritur nga nëna nytarë dhe uragani Sendi, Obama është më afër për mandat të dytë. Vlerësimi ynë është se do të fitojë edhe në shtetet "suing" - Kolorado, Ajova, Nevada, Nju-Hempshir, Ohajo dhe Viskonsin", thuhet në kumtesën e universitetit. Hulumtimi më i ri i Ipsos dhe Rojters parashikon fitore të Obamës me 294 vota elektrinike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail