Barak Obama rizgjidhet për mandatin e dytë presidencial

Uashington, 7 nëntor 2012 (MIA) - Presidenti amerikan Barak Obama dhe kandidati i demokratëve në zgjedhjet e djeshme është rizgjedhur për mandatin e dytë, duke sfiduar rivalin e tij nga rradhët e republikanëve Mit Romnin, tregojnë rezultatet paraprake nga zgjedhjet.

Obama fitoi 275  vota elektorale nga gjithsej 538 në kolegjiumin zgjedhor, ndërsa Mit Romni 206, sipas rezultateve paraprake. Kandidati presicencial  që të fitojë në zgjedhjet duhet të ketë të paktën 270 vota.

Obama e sfidoi Romnin në disa shtete federale - Ohajo, Viskonsin, Ajova, Pensilvani dhe Nju Hempshir edhe përkundër rimëkëmbjes së dobët ekonomike dhe shkallës së lartë të papunësisë.

Të paktën 120 milionë amerikanë priteshin që të votonion në zgjedhjet presidenciale. Zgjedhjet i shënoi dalje solide, që në orët e para të votimit. Ka pasur rapore për probleme sporadike me votimin, ndërsa dy kandidiatët dërguan avokatët në vendovitimet që të ndjekin procesin. Edhe Sektori qeveritar për drejtësi pozicionoi pothuajse 800 vëzhues në 23 shtetet federale.

Obama e mori mandatin e dytë presidencial me një detyrë të vështrë që të tejkalojë deficitin buxhetor prej një miliardë dollarësh, që t'i reformojë programet për ndihmën sociale dhe që të përforcojë bashkëpunimin me Kongresin.

"Jemi këtu të gjithë së bashku. Kjo është mënyra se si bëmë fushatën", shkruan  Obama në Tuiter pas publikimit të fitores së tij zgjedhore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail