Obama mban fjalimin e fitores

Çikago, 7 nëntor 2012 (MIA) -  Presidenti i rizgjedhur Barack Obama në një fjalim emocionues përpara mbështetësve të tij në Çikago, por edhe përpara gjithë popullit amerikan vlerësoi fushatën elektorale, kundërshtarin e tij në këtë garë, falenderoi familjen dhe ekipin e tij mbështetës, si dhe të gjithë votuesit që votuan për të dhe për sfidantin Mit Romni.

"Demokracia në një komb pej 300 milionësh mund të jetë e komplikuar, ne kemi opinionin tonë, kemi besimet tona. Vula e lirisë sonë, janë argumenti ynë", tha Obama, duke vlerësuar procesin zgjedhor të 6 nëntorit.Obama theksoi se për Amerikën,më e mira duhet të vijë.

Po ashtu Presidenti kujtoi se çdo njeri në këtë komb ka të drejtë për një jetë më të mirë, më të zhvilluar, më të përparuar, më të sigurtë dhe më të fortë ekonomikisht.

"Ne duam të jetojmë në një komb të respektuar, të sigurtë, që mbrohet nga trupat më të mira që kjo botë ka njohur ndonjëherë,por gjithashtu në një vend që ecën përpara me besim për të përvetësuar paqen. Ne besojmë në një Amerikë bujare, në një Amerikë tolerante, të hapur për ëndrrat e fëmijëve të emigrantëve që duan të studiojnë në shkollat tona dhe të marrin këtu një edukim, për një vend më të mirë për të rinjtë dhe për të varfërit", tha Obama.

Presidenti Obama theksoi se demokratët kanë shpresa të mëdha për të ardhmen për të krijuar konsensus, për të arritur kompromise për ta çuar vendin përpara.

"Ju tashmë keni bërë një president më të mirë. Unë kthehem në Shtëpinë e Bardhë i sigurt për rrugën që duhet bërë dhe të ardhmen që na pret", tha Obama. Presidenti premtoi se do të punojë me partitë për të arritur progres në këtë vend, për të patur më shumë vende pune, për të përmirësuar jetën.

Por Obama iu kujtoi qytetarëve amerikane se puna e tyre nuk ka mbaruar vetëm duke hedhur votën në këto zgjedhje presidenciale.

"Roli i qytetarëve nuk përfundon me dhënien e votës. Të gjithë duhet të punojmë për këtë vend. Ky komb ka më shumë pasuri se çdo vend tjetër, kemi ushtrinë më të fortë, kemi shkollat më të mira, por nuk na bëjnë këto gjëra të jemi më të mirë se të tjerët. Ne duhet që të  pranojmë përgjegjësi të përbashkëta për të ardhmen dhe për brezat që do të vijnë", tha Obama.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail