Obama u kthye në Shtëpinë e Bardhë pas rizgjedhjes për president të SHBA-së

Uashington, 8 nëntor 2012 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Barak Obama u kthye në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, pasi të martën u rizgjodh në funksionin për edhe një mandat, transmetuan  mediat franceze.

Ai mbrëmë u largua nga bastioni i tij Çikago për kryeqytetin.

"Piloti Skot Tarnaer dhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit të aeroplanit presidencial Obamës i dhuruan tortë me rastin e fitores në zgjedhje", shpjegoi zëdhënësi i Shëpisë së Bardhë Xhej Karni.

Edhe krahas befasisë së këndshme, presidenti i SHBA-së do t'u kthehet obligimeve të tij të punës që sot. Madje, ai që në hyrje të Shtëpisë së Bardhë hasi në detyra të vështira, nga të cilat gjithsesi se më urgjente është e ashtuquajtura "shkallë fiskale".

Obama, përveç kësaj, deri në janar të vitit 2015 do të duhet të punojë me Kongresin, në të cilin radhitja e forcave nuk është posaçërisht i këndshëm për të. Aleatët e presidentit - demokratët, e përforcuan kontrollin e tyre mbi Senatin, por rivalët e tyre republikanë e ruajtën pozitën e tyre dominante në Dhomën Përfaqësuese.

Ky konfigurim i forcave në Kogres, njëherit, SHBA disa herë vitin e kaluar deri më tani i çuan deri në skajin e krizës buxhetore, madje edhe në atë institucional.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail