KS e përkrah intervenimin e Francës në Mali

Nju-Jork, 15 janar 2013 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka dhënë mbështetje Francës për ndërhyrjen e saj në Mali.

Ambasadori i Francës në OKB, Gerard Araud ka thënë se, gjatë një takimi me dyer të mbyllura të mbajtur të hënën, shteti i tij ka marr një "shprehje të jashtëzakonshme të mbështetjes" nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit për veprimin e tyre ushatarak, përfshirë edhe Rusinë.

Sekretari Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, ka mirëpritur fushatën ushtarake të Francës kundër militatëve islamik në pjesën veriore të shtetit afrikan.

Në Uashington, zëdhënsia e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland ka thënë se SHBA është duke shqyrtuar mundësinë që t’i ndihmojë Francës në këtë aksion ushtarak, mirëpo pa zbuluar detaje tjera.

Sekretari i Mbrojtjes Leon Paneta tha se ushtria amerikane mund t’i ofrojë Francës mbështetje logjistike dhe të inteligjencës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail