Italia, Gjermania dhe Polonia kanë shprehur gatishmëri që t'i japin përkrahje misionit në Mali

Romë, 16 janar 2013 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme ose të mbrojtjes të Italisë, Gjermanisë dhe Polonisë sot në deklarata të ndara konfirmuan se vendet e tyre janë të gatshme të ofrojnë përkrahje logjistike për operacionet ndërkombëtare në Mali dhe të marrin pjesë në misionin për stërvitje të armatës të Malit.

Italia është e gatshme të ofrojë përkrahje logjistike për operacionet ajrore kundër kryengritësve islamikë në Mali, njoftoi BTA.

Ministri i Mbrojtjes Xhampaolo di Paola sot para Senatit deklaroi se propozimi i Italisë për përkrahje logjistike ka të bëjë vetëm me operacione ajrore, jo edhe tokësore.

"Shumë me rëndësi është të kërkohet zgjidhje e shpejtë e krizës dhe mos të lejohet që forcat teroriste ta okupojnë territorin", deklaroi ministri italian i Punëve të Jashtme Xhulio Terci para komisionit parlamentar.

Në Berlin ministri i Mbrojtjes Tomas de Mezier deklaroi se Gjermania dërgon dy aeroplanë ushtarakë C-160, të cilat do të ndihmojnë për transport të ushtarëve afrikanë që do të marrin pjesë në përpjekjet ndërkombëtare në Mali. Ata do të shkojnë menjëherë, pasi të konfirmohen hollësirat teknike.

Gjermania ndau edhe një milionë euro për ndihmë humanitare në vendin afrikan, ku për shkak të përleshjeve dhjetëra njerëz i kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Polonia nuk e përjashton mundësinë që të dërgojë ushtarë të saj në Mali me mision humanitar, deklaroi sot në radio intervistë ministri i Punëve të Jashtme Radosllav Shikorski. Sipas tij, Polonia mund të përfshihet në mision për stërvitje të armatës në Mali, duke theksuar se ende nuk janë miratuar kurrëfarë vendime për këtë çështje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail