Seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Evropës për Malin

Bruksel, 17 janar 2013 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së sot do të mbajnë seancë të jashtëzakonshme kushtuar situatës në Mali.

Me Këshillin e Evropës do të kryesojë përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Ketrin Eshton, ndërsa në takim është ftuar edhe shefi i diplomacisë maliane Tieman Iber Kuligali.

Situata në Mali u bë kritike kur kryengritësit islamistë, të lidhur me Al Kaedan, i janë afruar kryeqytetit Bamako, ndërsa Franca filloi intervenim ushtarak me qëllim që ta parandalojë ofensivën e tyre.

Pritet që ministrat evropianë t'i japin mbështetje të fuqishme politike Francës, ndërsa ndihmë ushtarake dhe logjistike nga anëtaret e NATO-s. Ata, me procedurë urgjente, do të kërkojnë formim të misionit ushtarak të BE-së me qëllim që të aftësohen forcat e armatosura qeveritare të cilët do t'i kundërshtojnë islamistët, thuhet në kumtesën e Këshillit.

BE-ja dhe SHBA-ja konsiderojnë se vendosja eventuale e pushtetit islamik në Mali do të paraqiste kërcënim serioz për paqen botërore për shkak të lidhshmërisë së kryengritësve me terroristë dhe narko-kartelë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail