Në një sulm të armatës algjeriane humbën jetën 34 pengje dhe 15 pengmarrës

Algjer, 17 janar 2013 (MIA) - Tridhjetë e katër pengje dhe 15 pengmarrës islamikë janë vrarë në sulmin e kryer nga një helikopter algjerian mbi një impiant gazi në pjesën juglindore të shtetit.

Operacioni i ushtrisë algjeriane u zhvillua në impiantin e gazit në lindje të Algjerisë, ku prej ditës së djeshme mbaheshin peng mbi 40 persona, shumica e të cilëve të huaj.

Ushtarët algjerianë po mbanin të rrethuar impiantin në afërsi të lokalitetit In Amenas, të cilin militantët e pushtuan dje, pasi vranë një shtetas britanik dhe një algjerian.

Media të ndryshme ndërkombëtare citojnë militantët, që thonë se 34 pengje dhe 15 pengmarrës kanë mbetur të vrarë gjatë kryerjes së operacionit.

Militantët thanë gjithashtu për mediat lokale se forcat ushtarake algjerianë kishin hapur zjarr nga ajri. Për viktimat nuk ka ende një konfirmim.

Ministri i Brendshëm algjerian Daho Ould Kabila tha më herët se pengmarrësit ishin algjerianë që vepronin nën urdhërat e Mokhtar Belmokhtar, një ish-komandant i Al Kaedës në degën e Magrebit Islamik.

Më herët u raportua se një grup pengjesh, kryesisht të huaj, ishin arratisur nga pengmarrësit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail