Kriza pengmarrëse në Algjeri vazhdon, i paqartë fati i pengjeve

Algjer, 18 janar 2013 (MIA) - Ende nuk ka informata të qarta për fatin e pengjeve, të mbajtur në një burim gazit në Algjeri nga ekstremistët islamistë, njoftoi DPA.

Deri në këtë moment informatat për operacionin e zhvilluar në burimin algjerian të gazit për lirim të pengjeve janë kundërshtuese. Disa media njoftuan se ajo ka përfunduar, ndërsa të tjera se po vazhdon.

Ministria britanike e Punëve të Jashtme publikoi se kriza e pengmarrjes në Algjeri vazhdon.

Deri më tani ende nuk ka kumtesë zyrtare se sa persona janë vrarë, e sa janë shpëtuar në operacionin e armatës algjeriane. Ministri algjerian i Informatave Mohamed Said deklaroi se në operacion janë liruar një numër i madh i pengjeve, algjerianë dhe të huaj, duke shtuar se për fat të keq ka pasur të vrarë dhe të lënduar.

Paraprakisht disa media, duke iu referuar përfaqësuesve të forcave algjeriane të sigurisë, transmetuan se rrëmbyesit në burimin algjerian të gazit kanë vrarë 30 pengje, midis të cilëve shtatë të huaj.

Sipas zëdhënësit të islamistëve në operacion janë vrarë 50 persona, midis të cilëve 34 pengje dhe 15 rrëmbyes. Megjithatë kjo informatë nuk mund të konfirmohet. Zëdhënësi theksoi se kanë mbijetuar shtatë të huaj, gjegjësisht tre belgë, dy amerikanë, një japonez dhe një britanik.

Liderët perëndimorë deklaruan keqardhje që nuk janë informuar nga Algjeri para fillimit të operacionit, ndërsa kryeministri japonez Shindzo Abe dërgoi protestë deri te Algjeri dhe kërkoi ndërprerje të operacionit, duke druajtur për fatin e pengjeve.

Dy pengje franceze kanë arritur të ikin nga vendzbulimi për gaz, ku janë mbajtur si pengje. Autoritetet franceze kanë vendosur kontakt me dy pengjet, deklaroi sot ministri francez i Punëve të Brendshme për radion Er-Te-El.

Në Oslo kompania norvegjeze "Statoil", e cila merr pjesë në eksploatimin e burimit të gazit njoftoi se një prej norvegjezëve të marrë si pengje është gjallë, i mjekuar dhe momentalisht në spital, por se nuk është bërë i ditur fati i tetë norvegjezëve të tjerë.

Mbrëmë vonë kompania angazhoi një aeroplan që t'i kthejë në Agjeri katër pengjet, të cilët u liruan dhe 40 nëpunës së tjerë të saj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail