UNHCR: Numri i refugjatëve në Mali do të mund të rritet deri në 700.000 njerëz

Gjenevë, 18 janar 2013 (MIA) - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) kumtoi se pret për shkak të dhunës në Mali në muajt e ardhshëm rreth 700.000 njerëz t'i braktisin shtëpitë e tyre, nga të cilët 400.000 persona do të mund të ikin në shtetet fqinje.

"Besojmë se në një të ardhme të afërt edhe 300.000 njerëz do të mund të shpërngulen në Mali", deklaroi zëdhënësja e UNHCR-së Melisa Fleming.

Rreth 147.000 shtetas në Mali veçmë kanë ikur në Mauritani, në Nigeri, në Burkina Faso dhe në Algjeri pasi që filloi kriza vitin e kaluar, ndërsa mes tyre ka 2.744 njerëz të cilët kanë ikur prejse filluan sulmet ajrore të armatës franceze para një jave.

Në mars të vitit të kaluar një grup i ushtarëve filluan trazira të armatosura në kryeqytetin në Mali, Bamako, që e shfrytëzuan tuarezët dhe grupet islamiste ta ndërrmarrin pjesën veriore të vendit.

Armata franceze mori intervenim ushtarak në Mali prejse islamistët filluan të shkojnë drejt Bamakos.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail