Gjykata pakistaneze dha urdhër për arrestimin e ish-presidentit Pervez Musharaf

Islamabad, 18 prill 2013 (MIA) - Një gjykatë në Pakistan ka urdhëruar arrestimin e ish-presidentit të vendit, Pervez Musharaf, në lidhje me arrestimin e një gjyqtari në vitin 2007.

Musharaf ishte i pranishëm në Gjykatën e Lartë të Islamabadit kur gjyqtari dha vendimin. Ai ishte në kërkim të një rruge shpëtimi.

Policia e pranishme në sallë nuk e arrestoi atë kur urdhëri u lëshua. Gjenerali i tërhequr la menjëherë gjykatën dhe u largua i shoqëruar nga truprojat e tij.

Musharaf mund të apelojë vendimin në fjalë në Gjykatën Supreme të Pakistanit dhe avokatët mbrojtës kanë deklaruar se do ta bëjnë një gjë të tillë.

Ai u kthye nga mërgimi muajin e kaluar në përpjekje për të çuar partinë e tij Lidhja Myslimane e Pakistanit në zgjedhjet e përgjithshme të muajit të ardhshëm.

Por më herët gjatë muajit kandidatura e tij u refuzua. Edhe më parë ai kishte dështuar në arritjen e qëllimeve të tij politike.

Musharaf është përfshirë në një seri betejash ligjore dhe është përpjekur të shmangur arrestimin që kur mbërriti për t'u përballur me akuzën për tradhti. Ai i ka cilësuar të gjitha çështjet dhe akuzat e ngritura ndaj tij si të pabaza dhe të motivuara politikisht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail