Ish-presidenti pakistanez Musharaf u arrestua nën akuzën për mashtrim shtetëror

Islamabad, 19 prill 2013 (MIA) - Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, është vënë nën arrest shtëpiak, raportuan mediat pakistaneze gjatë ditës së djeshme.

Qeveria e këtij vendi deklaroi më herët se do t'i bindej një urdhëri të Gjykatës së Lartë të Islamabadit, për të arrestuar Musharafin, njoftoi ministri i përkohshëm i Informacionit në Pakistan, Arif Nizami.

Urdhëri është ligjërisht i detyrueshëm, tha Nizami, i cili veproi si një zëdhënës i qeverisë. Qeveria do të duhet të veprojë brenda 24 orëve për vendimin e Gjykatës së Lartë, ose do të përballet me shpërfillje të akuzave të gjyqësorit.

Stacionet televizive lokale treguan pamje të policisë, që po futej në kompleksin e vilave, ku Musharaf u shoqërua menjëherë pas daljes nga gjykata, nga forcat e sigurisë personale.

Urdhër arresti u bë në të njëjtën kohë, kur gjykata refuzoi kërkesën e Musharraf për zgjatjen e lirisë me kusht, pas akuzës me të cilën përballet për paraburgimin e gjyqtarëve në 2007.

Ky vendim përgatit terrenin për arrestimin e tij, si dhe ka minuar më tej ambiciet e tij politike. Zyra e Musharafit e cilësoi vendimin e gjykatës së Islamabad-it, si "aktivizëm i pajustifikuar juridik" që ishte "i motivuar në dukje nga hakmarrjet personale", si dhe njoftoi se do ta apelonte atë në Gjykatën Supreme.

Por, Ibrahim Sati, një nga prokurorët e Musharraf, tha për reporterët lokalë se kishin mbërritur në gjykatë shumë vonë dhe se Gjykata Supreme refuzoi të pranonte apelimin.

Ish- presidenti Pakistanez, Musharaf, 69 vjeçar, ballafaqohet me akuza lidhur me shkarkimin e gjyqtarëve në vitin 2007 dhe për dyshime të ndërlidhura me vrasjen e ish kryeministres Benazir Buto, poashtu në vitin 2007.

Pervez  Musharafi u kthye në Pakistan në muajin mars, pasi për katër vjet ishte jashtë vendit të tij, për të garuar në zgjedhjet e 11 majit. Por, ai është skualifikuar nga pjesëmarrja në zgjedhje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail