Trupi i Nelson Mandelës është transferuar në Pretori

Pretori, 6 dhjetor 2013 (MIA) - Trupi i luftëtarit të vdekur kundër аparteidit në Afrikën Jugore, Nelson Mandela sot është transferuar  nga shtëpia e tij në rajonin e Houtonit në Johanesburg, deri te spitali ushtarak në Pretori, lajmëroi ITAR-TASS.

Ashtu siç kumtoi paraprakisht presidenti afrikanojugor Xhejkob Zuma, Mandela i cili vdiq mbrëmë do të varroset me të gjitha nderimet shtetërore.

Në RAJ është shpallur ditë zie kombëtare. Deri në varrim, data e të cilës ende nuk është konfirmuar, flamujt nacional nëpër të gjithë vendin do të lëshohen në gjysmë shtizë.

Sipas informatave jozyrtare, varrimi me siguri do të mbahet të shtunën e ardhshme.

Nelson Mandela vdiq mbrëmë në moshën 95 vjeçare.

Gjatë 27-të viteve të kaluara në burg  gjatë aparteidit, Mandela ka qenë i sëmurë nga tuberkulozi.

Familja e Mandelës dëshirojnë që ai të varroset pranë fëmijëve të tij të vdekur në qytetin Kunu, në provincën e Kejpit Lindor.

Në Kunu është varrosur djali i tij Makato, i cili në vitin 2005 vdiq në moshën 55 vjeçare, vajza e tij e parë Makazive, vdiq në moshën nëntë muajshe në vitin 1948, dhe djali i dytë Tembekile, i cili ka humbur jetën në vitin 1969 në aksident me automobil  në moshën 24 vjeçare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail